Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
BOTËRORI, SOT LUHET GJYSMËFINALJA E PARË
Luhet sot ndeshja e parë gjysmëfinale e Botërorit të Rusisë. Në orën 20:00 në stadiumin e Shën Petersburgut do të vihen përballë skuadrat e Francës dhe Belgjikës.
ARGJENTINA, SAMPAOLI KONFIRMOHET NË PANKINË
Jorge Sampaoli do të mbetet për momentin në stolin e Argjentinës pavarësisht eliminimit në Kupën e botës. Klauzola e kontratës dhe mungesa e alternativave detyruan AFA të mbajnë Sampaolin.
KROACIA, SUKER: LOJTARËT I SHOH TË PËRGATITUR
Presidenti i Federatës Kroate të futbollit, Davor Suker ka besim se Kroacia aktuale do të bëjë më mirë se ajo e 1998 dhe do kalojë finale. ‘I shoh që janë të përgatitur-u shpreh kreu i qeverisë së futbollit kroat
ANDRES CUNHA E CUNEYT CAKIR, ARBITRAT E GJYSMËFINALEVE
FIFA ka përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë gjysmëfinalet e Botërorit. Sfida mes Francës dhe Belgjikës do të arbitrohet nga uruguajani Andres Cunha, ndërsa Angli-Kroaci do arbitrohet nga turku Cunyet Cakir
ANGLI-KROACI, 37 MLN BRITANIKË DO NDJEKIN GJYSMËFINALEN NË TV
37 milionë britanikë do të ndjekin në TV ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit mes Anglisë dhe Kroacisë, gjë që do të përbëjë një rekord të ri për sa i përket audiencës televizive
Top Channel