![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
Edhe në një ndër plazhet më të mëdha në vend, atë të Velipojës, mungojnë rojet bregdetare. Sipas pushuesve shfaqja e tyre në në pikat e vrojtimit është sporadike.
Disa nga plazhistët tregojnë se kanë parë raste kur ka pasur pushues duke u mbytur dhe në vendgjarje nuk kishte asnjë roje bregdetare.
Gjatë këtij sezoni një person ka humbur jetën në plazhin e Velipojës dhe janë dhe tre raste kur pushuesit kanë rrezikuar seriozisht jetën në det.
Edhe në Shëngjin kullat e vrojtimit janë bosh. Aktualisht në Shëngjin janë vetëm 5 kulla vrojtimi, ndërsa privatët që kanë nënshkruar kontratat për shfrytëzimin e hapësirës publike janë shumë më tepër.
Përveçse një detyrim, moti i paqëndrushëm gjatë këtij sezoni turistik, e bën edhe këtu të detyrueshem vendosjen e rojeve bregdetare.
Top Channel