Kroacia ka vendosur të përjashtojë nga stafi asistentin e Zlatko Dalicit, Ognjen Vukojevic.

Ai së bashku me Vidën pas kualifikimit për në gjysmëfinale postuan një video duke ja kushtuar Ukrainës dhe Dinamos së Kievit, ku dikur luanin, këtë sukses.

Ngjarja u perceptua si provokim nga rusët për shkak të marrëdhënieve që kanë dy shtetet.

FIFA, e cila hapi një hetime kaloi thjesht me paralajmërim këtë ngjarje, por federata kroate e futbollit ka publikuar një njoftim ku thekson se i ka tërhequr akreditimin Vukojevic duke e larguar nga stafi dhe njëkohësisht i kërkon falje popullit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA