Batuta e ministrit gjerman: 69 afganë deportohen në 69-vjetorin tim

10/07/2018 21:17

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer e ka kthyer me nota humori lajmin për deportimin e 69 emigrantëve afganë nga Gjermania për në Afganistan, një ngjarje që ka ndodhur më 4 korrik, duke shtuar se largimi i tyre erdhi pikërisht në 69-vjetorin e lindjes së tij.

Deportimi i tyre për në atdhe është bërë pavarësisht se Afganistani nuk konsiderohet ende një vend i sigurtë, duke parë luftimet mes talebanëve dhe islamikëve të tjerë me forcat qeveritare.

Seehofer ishte duke prezantuar një “masterplan emigracioni”, që gjithsesi nuk ishte rakorduar më parë me partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës. Reagimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur një anije italiane transporti shpëtoi dhjetëra emigrantë në Mesdhe, por iu mohua leja për t’u ankoruar në portet italiane.

Anija “Vos Thalassa”, anije që shërben për shpim e kërkim nafte në Mesdhe, shpëtoi 66 emigrantë që sapo ishin larguar nga brigjet libiane. Pasi u kthye mbrapsht në portet italiane, ajo u detyrua t’ia dorëzonte emigrantët Rojes Bregdetare italiane.

Bashkimi Europian, ndërkohë, është zotuar të përshkallëzojë deportimet e azilkërkuesve që nuk iu është miratuar kërkesa, si pjesë e përpjekjeve komplekse dhe kontroverse për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Një raport nga agjencia gjermane e lajmeve “DPA” thoshte se zyrtarët afganë ishin irrituar nga fakti që Gjermania ktheu mbrapsht një grup kaq të madh, pasi limiti maksimal për çdo fluturim ishte rakorduar në 50 persona. Nga 69 emigrantët e deportuar, 51 ishin nisur nga Bavaria, vendlindja e Seehoferit.

“Gjithçka ka ndodhur në ditëlindjen time të 69, edhe pse nuk e urdhërova unë këtë. 69 persona u kthyen mbrapsht për në Afganistan, – tha Seehofer. – Kjo shifër është shumë herë më e lartë sesa statistikat e zakonshme deri më tani”.

“Masterplani” i tij për emigracionin përfshin propozimet për pika të përkohshme kontrolli nëpër autostradat lidhëse me vendet fqinje, përmes të cilave hyjnë kryesisht emigrantët për shkak të mospasjes së kontrolleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA