100 vite Forca Ajrore, spektakël mbi qiellin e Londrës (Foto)

10/07/2018 16:52

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë “Buckingham Palace” në Londër, për të shijuar spektaklin e ofruar nga Forcat Ajrore Mbretërore në 100-vjetorin e formimit të tyre.

Mbi pallatin mbretëror fluturuan 100 avionë, që kanë përfaqësuar Forcat Ajrore në vite, e gjithashtu mjetet të tjera fluturuese, shfaqje e pasuar nga një paradë e personelit ushtarak.

Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ndoqën spektaklin ku ishin përfshirë avionë modernë si “F35”, hera e parë që shfaqen në publik, apo legjendarët “Spitfire” nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbretëresha Elisabeth II përgëzoi Forcat Ajrore për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e vendit, diçka që e ilustroi me një shembull historik nga jeta e saj.

“Mbaj mend mirë Betejën e Britanisë që luftohej në qiejt mbi ne, e nuk do të harrojmë kurrë kurajën dhe sakrificën e asaj kohe”, deklaroi Mbretëresha.

Shifra 100 e formuar nga 22 avionë luftarakë “Typhoon”, e sigurisht të preferuarit e vendit, skuadrilja “Shigjetat e kuqe” me shfaqjen e tyre klasike, i dhanë fund spektaklit ajror mbi Londër, që do të mbahet mend gjatë.

FOTO GALERI
1/46

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA