Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen më 16 korrik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.
Duke pasur parasysh qasjen spontane të Trumpit në marrëveshje, por edhe stilin e padiskutueshëm të liderit rus, parashikimi i këtij takimi ëshët thuajse i pamundur.
Gjithsesi analistët amerikanë kanë renditur nëj sërë çështjesh, të cilat pritet të jenë objekt diskutimi, në takimin mes dy liderëve të vendeve me më shumë influencë në politikën botërore.
Kështu retorika e garës së armatimit, pritet të jetë një nga çështjet kryesore, që do të shtrohet në tavolinë, pasi kjo garë mund t’u kushtojë shtrenjtë të dy vendeve.
Gjithashtu një vend të rëndësishëm në bisedime pritet të zërë edhe çështja e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë, ndërsa Putin shpreson shumë zbutjen e këtyre masave.
Nuk mund të anashkalohet edhe konflikti në Siri, pasi me përfshirjen e Iranit, është shtuar ndjeshëm shqetësimi i Izraelit, ndaj Trump pritet të kërkopjë nga Putin, që të ndërhyjë në këtë çështje, pasi lideri rus shikohet si rregullator i konfliktit sirian.
Dy nga çështjet e tjera që pritet të shtrohen në tavolinën e bisedimeve dhe që nuk shkojnë përshtat me interesat ruse, janë shtrirja e NATO-s në vendet kufitare me Rusinë dhe sponsorizimi i qevereisë pro-amerikane në Ukrainë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Top Channel