Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

KRENARI RUSE, MIJËRA TIFOZË PËRSHËNDESIN KOMBËTAREN
Me mijëra persona ishin mbledhur në Moskë për të përshëndetur futbollistët dhe stafin teknik të Rusisë, që u eliminua në Kupën e Botës nga Kroacia në çerekfinale, pas një ndeshjeje epike që u zgjidh vetëm pas 11-metërshave.

PAS SPANJËS, EDHE ARBITRI LAHOZ KTHEHET NË SHTËPI
Pas përfaqësueses spanjolle, edhe arbitri Mateu Lahoz e mbylli aventurën e tij në Kupën e Botës. FIFA nuk e përzgjodhi atë për ndeshjet gjysmëfinale, duke e detyruar të kthehet në shtëpi.

N’GOLO KANTE ËSHTË “MUSHKËRIA” E FRANCËS
N’Golo Kante po rezulton si elementi më i rëndësishëm i Francës. I përkufizuar edhe si “mushkëria” e “Gjelave”, deri tani në Kupën e Botës Kante ka përshkuar 52 km dhe ka rikuperuar 52 topa gjatë ndeshjeve.

LUIS SUAREZ: URUGUAJI, EKIPI MË I MIRË AMERIKANO-LATIN
Luis Suarez është shfaqur mjaft i kënaqur me paraqitjen e Uruguajit në Botërorin e Rusisë. “U renditëm në vendin e pestë, ishim skuadra më e mirë amerikano-latine e Kupës së Botës”, deklaroi Luis Suarez.

MOSKA PËRGATITET PËR TË PRITUR 10 MIJË ANGLEZË
Rreth 10 mijë tifozë anglezë pritet të pushtojnë rrugët e Moskës për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës, që “Tre luanët” do të luajnë ndaj Kroacisë. Anglia nuk kualifikohej mes 4 më të mirave të një Botërori prej 28 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA