Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
DYSHOHET PËR DEKLARATË ANTI-RUSI; VIDA RREZIKON DËNIM
Mbrojtësi kroat rrezikon ndëshkim me 2 ndeshje pezullim nga FIFA. futbollisti dyshohet se ka përdorur fraza anti-Rusi në rrjetet sociale teksa shkruante: `Lavdi Ukrainës. Fitorja është për Dinamon e Ukrainën’.
U KORRUPTUA ME 500 EURO, ARBITRI SKUALIFIKOHET PËRJETË
Aden Marwa përjashtohet përjetë nga aktivitetet futbollistike. Arbitri që ishte zgjedhur të gjykonte ndeshje të Botërorit, u zbulua teksa kishte marrë ryshfet 500 Euro.
GJERMANIA, OZIL BËHET ÇËSHTJE , I ATI: TË LËRË KOMBËTAREN
Mesut Ozil është kthyer në një çështje te Gjermania. Babai i futbollistit duke parë që polemikat për takimin e tij me Erdogan po vazhdon i ka këshilluar djalit të tij të lërë përfaqësuesen gjermane
PERISIC ‘PRISH FESTËN’, TIFOZI NUK FITON SKEDINËN E VITIT
Perisic prish festën e një tifozi që mund të kishte fituar skedinën e vitit. Kroati nuk shënoi në sfidën me rusinë duke bërë që ai të humbiste 140 nmijë Paund. tifozi kishte gjetur shënimin e golit nga Griezman,Maguire e De Bruyne.
KROACIA, EKRAN I MADH E BIRRË: OFRON MANDZUKIC!
Mario Mandzukic mundësoi që banorët e vendlindjes së tij Slavonski Bord të festonin në mënyrën më të mirë suksesin e Kroacisë duke shpenzuar 3400 Euro për një ekran të madh për banorët si dhe për birra.
Top Channel