Lajmet kryesore të ditës, 08/07/2018 – 16:00

08/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

Me armë në lokalin e natës në Dhërmi

Pushuesit e Dhërmiut që po kalonin natën në një klub të njohur u terrorizuan pasi një i ri qëlloi me armë 4 herë në ajër. Policia ndaloi një 23-vjeçar nga Tirana, me precedentë penalë.

Pasiguria, zjarri në Spille alarmon pushuesit

Vapa e këtyre ditëve ka shtuar frekuentimin e plazheve, por në rritje është edhe pasiguria. Në Spille pushuesit u alarmuan nga një zjarr që ra në pyll, ndërsa një ditë pasi 3 pushues u mbytën në Durrës e Sarandë, asnjë masë nuk është marrë.

Tërmetet, tjetër lëkundje në Gjirin e Lalzit

Gjatë natës kanë vijuar lëkundjet e tërmetit, sërish me epiqendër Gjirin e Lalzit. Prej së mërkurës janë regjistruar 580 lëkundje, por sizmiologët thonë se nuk ka vend për panik.

Prova e 84 votave, të hënën në Parlament

Seanca e të hënës do jetë test nëse PS do të sigurojë 84 vota për miratimin e një ligji me shumicë të cilësuar. Burimet thonë se po bisedohet me LSI-në, por nuk përjashtohen vota individuale nga partia e Kryemadhit.

Tajlandë, nxiren 6 fëmijë nga shpella

Gjashtë nga 12 fëmijët që prej ditësh ndodhen të izoluar në një shpellë në Tajlandë u nxorën sot. Në këtë operacion shumë të vështirë janë angazhuar 18 zhytës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA