![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Kampionati kombëtar i çiklizmit kurorëzoi Eugert Zhupën si fituesin e ri, pas një paraqitjeje të mirë që e riktheu në diskutim pas dëmtimit.
Në garën e rezistencës të zhvilluar këtë të dielë, Ylber Sefa preu finishin i pari, duke lënë Zhupën në vendin e dytë.
“Nuk mund të them se kishte diferencë të madhe. Konkurrenca ishte e fortë derisa bëra shkëputje në kilometrin e 50”, u shpreh Sefa.
Në fokusin e çiklistëve të përfaqësueses shqiptare tani janë garat ndërkombëtare. Por Zhupa theksoi se është “ende herët për Olimpiadën”.
Top Channel