Sheshi “Skënderbej” është vendi ku është shkruar historia e shtetit shqiptar. Një udhëtim në formë, simbolikë, përmasë, histori dhe gjithçka përfaqëson ky shesh, vjen sonte në mbrëmje në “Exclusive”, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”.
“Tirana është një kryeqytet, që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë shumë problematike në qendër, e cila asnjëherë nuk u bë as sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve”, shprehet kryeministri Rama.
“Sheshi Skënderbej, gjatë periudhës që unë jam në Tiranë, nga ’58-a e këtej, ka ndryshuar të paktën 7 herë. Rroftë kujtimi i Enver Hoxhës për Edi Ramën, i cili i prishi Tiranës një nga bizhutë e mëdha, që ishte Pazari i Vjetër, me dhjetëra e qindra dyqane, restorante, kafene, mejhane, dhe ndërtoi një shesh gjigant në përmasat e paranojës së tij”, thotë ish-kryeministri Sali Berisha.
Betejat më të rëndësishme konceptuale që kanë kaluar në të. Protagonistët, ndikimi i tyre në këtë shesh, monumentalja dhe njerëzorja. E shkuara dhe e ardhmja e hapësirës publike më të rëndësishme në shqiptari. Dhe, a kemi përfunduar këtu?
“Kryetari i ardhshëm i Bashkisë t’ua ngrejë patkojtë, sepse këto pllaka aty ngjajnë si ato patkojtë e Edi Ramës”, deklaron Berisha.
“Një ditë të bukur askush nuk do ta pranojë që dikur ka qenë kundër sheshit. Kështu që sheshi nuk ka asnjë mundësi që të preket më”, premton Rama.
A do të jetë ky, në të ardhmen, një shesh i qytetarëve, apo shpatat për të do të kryqëzohen sërish?
Sonte, në orën 20:05, në “Exclusive”: “Betejat e sheshit Skënderbej”!
Top Channel