Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
I DEDIKOI PRITJET MIKUT TË TIJ, PARALAJMËROHET SUBASIC
FIFA paralajmëron Danijel Subasic, i cili i dedikoi pritjet e kryera në sfidën me Danimarkën, mikut të tij Hrvoje Custic të ndarë nga jera 10 vjet më parë. Subasic shfaqi një fanelë me imazhin e Custic dhe nr.24
SFIDA ME SUEDINË, VARDY NË DYSHIM PËR ANGLINË
Gareth Southgate mund të mos e ketë në dispozicion Jamie Vardy për ndeshjen me Suedinë. Sulmuesi Leicester shfaqi probleme fizike në ndeshjen me Kolumbinë dhe ende nuk e ka marrë veten nga ky dëmtim
CHERCHESOV PARALAJMËRON: KROACIA, MË E FORTË SE SPANJA
Trajneri i Rusisë, Cherchesov frenon euforinë që ka pushtuar vendin pas fitores ndaj Spanjës. ‘Dërguam në shtëpi, një prej skuadrave më të mira të turneut, Spanjën, por tani na pret një rival akoma më i fortë-tha Cherchesov
SUEDIA, GRANQVIST: DUELI ME KANE DO TË JETË I ASHPËR
Harry Kane është kërcënimi më i madh për mbrojtjen e Suedisë në sfidën me Anglinë dhe këtë e pranon edhe vetë kapiteni Granqvist: Dueli me Kane do të jetë i ashpër-tha Granqvist në një konferencë shtypi
TIFOZI ANGLEZ BËN TATUAZH EMRAT E LOJTARËVE
Entuziazmi për fitoren ndaj Kolumbisë pas serisë së 11 metërshave ishte aq i madh saqë shtyu një tifoz anglez të bëjë tatuazh emrat e të gjithë futbollistëve të Tre Luanëve
Top Channel