Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë? Ju ka marrë malli për kukullat, por keni nisur pushimet? Këtë verë janë kukullat që do të vijnë pranë jush, aty ku po pushoni. Kësulëkuqja është vetëm një nga personazhet e shumtë që do të udhëtojë në 10 qytete të Shqipërisë për të argëtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit.
Shegushe Bebeti, mjeshtre e kukullave, nuk lodhet të sjellë që prej 13 vitesh një nga personazhet më të dashura për vogelushët: “Kësulëkuqja është shumë e këndshme, lozonjare, i pëlqen të lozë, të shëtisë, të mbledhë lule. E do shumë gjyshen dhe ka ardhur një figurë shumë e këndshme për fëmijët. Ka vite që jepet kjo shfaqje. Është shumë praktike për ambientet jashtë sepse ndriçimi i skenës është bardhë e zi, është me një paradhomë portative, kështu që mund ta japësh në çdo shesh”.
Shfaqjet e kukullave do të mbahen jo vetëm në sheshet e qyteteve bregdetare në Sarandë, Ksamil, Vlorë, Durrës, por edhe në Përmet, Korçë e Gjirokastër, për të kënaqur të gjithë fëmijët gjatë gjithë muajit korrik.
Erion Isai, drejtor i Teatrit të Kukullave, shprehet: “Do të kemi një kalendar prej 10 aktivitetesh në 10 qytete të ndryshme, më së shumti në vende turistike, atje ku prezenca e fëmijëve dhe familjeve rritet gjatë 3 muajve të verës”.
Top Channel