Java e modës në Paris, paradë ngjyrash nga “Valentino”

05/07/2018 09:26

Finalja e javës së modës në Paris ishte rezervuar për Valentinon, që ofroi një paradë ngjyrash të ngopura e modele klasike.

“Bëhuni gati të vishni sezonin vjeshtë-dimër 2018-2019, vizionin tuaj të bukurisë, më të bukurin e ditëve tona”, tha drejtori artistik i Valentinos, Pierpaolo Piccioli.

Ky vizion përfshin mitologjinë greke me pikturat e shekullit të XVII-XVIII, filmat e Pasolinit, fotografinë e Deborah Turbeville, apo kostumet mesjetare.

Valentino propozon një fustan mbrëmjeje me diamante të rralla e zbukurime, perla apo tyl, si për të rikthyer rilindjen në Versajë në vitet ’60.

Piccioli e përshkruan thjesht si një ëndërr në veshje, që padyshim është “hot couture”. Por, shtëpia e modës Valentino nuk mbetet besnike e një stili.

Ka edhe veshje të ëmbla, me tafta e pupla të fryra, që duket sikur noton rreth fustanit, fustane me smerald apo të prera në formën e këmishave të gjata, me zinxhirë në shpinë.

Gjatë ditës sugjerohen veshje ekstravagante, me pantallona të shkurta e bluza të pastra, funde të shkurta të kadifenjta apo “jumpsuits” të trashë.

Ndonëse ky është koleksioni vjeshtë-dimër, Valentino vjen me ngjyra, luleshtrydhe, limon e gold. Mbretëresha e mbrëmjes në pasarelën e Parisit ishte Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford, e cila mesa duket, edhe pse vetëm 16 vjeç, po ecën në hapat e nënës së saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA