I mituri rrezikoi të mbytej, e shpëtojnë banorët e Bërzhitës
05/07/2018 13:27
Një fëmijë 14-vjeçar ka rrezikuar të mbytet, teksa është futur për t’u larë në ujërat e lumit Erzen.
Fatmirësisht, 30 minuta pas mesditës së kësaj të enjteje, banorët e zonës së Bërzhitës e kanë pikasur në kohë dhe e kanë nxjerrë atë me shenja jete.
Në ndihmë të të miturit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, me këtë të fundit që bëri të mundur transportimin e tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjëksore.
Top Channel