Zjarr në brigjet e Osumit, ndotet ajri në Berat

04/07/2018 14:08

Një zjarr që ra në një grumbull plehrash në brigjet e lumit Osum mbrëmjen e së martës ndoti ajrin në qytetin e Beratit.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, por ngjarje të tilla tregojnë se sa të rrezikshme dhe vulnerabël janë vendgrumbullimet e plehrave në qytet.

Hedhja e plehrave të përditshme nga banorët e zonës, mbetjeve të ngurta dhe mbeturinat që ngelen nga ushtrimi i tregut të hapur që zhvillohet në këtë zonë çdo të shtunë, bëjnë që brigjet e lumit në këtë vend të mbushen me plehra.

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, duke vënë në panik edhe banorët e alarmuar, por ende nuk ka nisur ndonjë procedim për të gjetur shkaktarët.

Top Channel