
24/02 18:37
Një çift të moshuarish humbën jetën nga një rrjedhje gazi në banesë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjergjan të Elbasanit, pas mesnate.
Viktimat, 65-vjeçari Shyqyri Lici dhe 61-vjeçarja Sabire Lici ishin vetëm në banesë, në momentin e tragjedisë.
Sipas policisë, dyshohet se kryefamiljari ka hapur bombolën e gazit, e më pas i ka vendosur flakën. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.
Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë, duke u futur nga dritarja, por ka qenë tepër vonë për dy të moshuarit.
Top Channel