Dy muaj nga publikimi në fletoren zyrtare, ka hyrë në fuqi ligji kundër importimit, tregtimit dhe prodhimit të qeseve plastike.
Por, ndërsa ministri i mjedisit dhe i turizmi, Blendi Klosi organizon takime me kryeinspektorët e mjedisit për masat e marra ndaj shkelësve duket se situata në treg mbetet e njëjtë, me një ndryshim të vogël. Tregtarët tanimë janë paksa më të frikësuar megjithëse masivisht përdorin qeset plastike për të shitur produktet që ata tregtojnë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në vend janë të regjistruara 70 kompani që prodhojnë dhe tregtojnë plastikë. Por, kjo vetëm një shifër e deklaruar, pasi në terren ka subjekte që operojnë në paligjshmëri dhe që po ashtu shesin qese të paligjshme. Shumë pak biznese kanë nisur të aplikojnë variantet e zëvendësimit të qeseve të rrezikshme.
Një nga alternativat për të zëvendësuar qeset plastike është kjo trastë e cila kushton 150 lekë, por ekziston edhe një variant tjetër i qeses e cila është mbi 35 mikron, është shumë më e trashë se qeset e vjetra dhe që shkatërrohet brenda 2 vitesh, jo më në 300 vite si qeset e dikurshme, por që tregtarët kanë frikë të thonë sesa kushton kjo qese për ata vetë, por edhe për qytetarët që do ti blejnë ato.
Megjithatë e sigurt është se qeset organike dhe të riciklueshme do të kushtojnë jo pak. Ashtu sikurse do të jenë edhe gjobat për shkelësit. 10-15 mln lekë.
Top Channel