Guvernatori Sejko: Ekonomia u rrit me 4.45% në tremujorin e parë

04/07/2018 16:36

Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku deklaroi se gjatë tremujorit të parë të vitit ekonomia u rrit me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm.

“Sipas të dhënave zyrtare të INSTA-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat indirekte që disponojmë sugjerojnë po ashtu për norma pozitive rritjeje gjatë tremujorit të dytë”, tha guvernatori.

Sipas tij, nga këndvështrimi sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial, dhe në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike.

“Nga këndvështrimi i kërkesës agregate rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve, por ajo është frenuar nga rritja e importeve”, deklaroi Sejko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA