Vetëm, pak ditë më parë, klubi grek i Superligës, AEL Larissa kishte njoftuar në faqen e tij zyrtare se kishte arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit shqiptar, Idriz Batha.

Gjithsesi duket se gjithçka është anuluar tashmë dhe ish kapiteni i Partizanit do të duhet të kërkojë për një tjetër skuadër u të vijojë karrierën.

Besojeni ose jo, por shkaku kryesor i anulimit të marrëveshjes ka qenë një foto në internet e mesfushorit, që shfaqet duke bërë me duar shqiponjën dykrenare të flamurit shqiptar.

Kjo sqarohet edhe në tekstin e mesazhit që drejtori sportiv i klubit grek, i ka dërguar menaxherit të futbollistit, ku e njofton për anulimin e marrëveshjes.

“Arsyeja kryesore e prishjes së kësaj marrëveshjeje është se ne kemi parë një foto të lojtarit në internet, ku bën me duar simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është diçka e papranueshme për ne sepse kemi shumë lojtarë serbë në skuadër dhe për më tepër, Shqipëria e Madhe përfshin pjesë nga Rajoni i Maqedonisë në Greqi, gjë që zhgënjen edhe fansat tanë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e drejtorit të AEL Larissas, Vassilis Vanis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA