“Shkollat publike, në krye”, rezultatet përfundimtarë të provimeve të maturës

03/07/2018 21:21

Matura shtetërore përfundoi ditën e hënë, kur maturantët u njohën me notat e provimeve me zgjedhje, ato që vulosën rezultatin dhe fatin e të rinjve që do të ndjekin studimet e larta në Shqipëri.

“Në testet me zgjedhje 31 maturantë kanë marrë 10, kryeson Tirana me 16, Fieri, Berati e Peqini. Mbizotërojnë shkollat publike, në krye të listës janë: “28 Nëntori” në Shkodër, “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, shprehet Rezana Vrapi, Drejtoreshë Qendra e shërbimeve arsimore.

Ku priren më shumë maturantët e vitit 2018, në lëndët shoqërore apo shkencore?

“Mbizotërojnë lëndët shkencore”, tregon Rezana Vrapi.

A ka maturantë që kanë marra 10-a në të 5-a provimet e maturës?

“Nuk rezulton asnjë maturantë që kanë marrë pikët maksimale, i ka penalizuar gjuha shqipe. Ka disa vite që në Shqipëri maturantët nuk marrin 10 në 5 provimet”, shprehet Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Vrapi thotë se brenda javës do të printohen diplomat e mbi 6000 maturantëve që kanë aplikuar për të studiuar jashtë shtetit, ndërsa deri më 20 korrik do të printohen të mbeturat. Megjithëse, ka 1 vit kohë, matura e vitit 2019 do të vijë me 4 provime të detyruara, pasi nxënësit do të testohen në vetëm 1 lëndë me zgjedhje, në të njëjtën kohëzgjatje, 3 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA