Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për “identifikimin e fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” gjatë muajit qershor të këtij viti.
Sipas një deklarate të lëshuar nga policia, thuhet se janë identifikuar 86 fëmijë që kërkojnë lëmoshe dhe ajo që bie në sy në këtë raport të policisë është fakti që shumica e tyre janë nga Shqipëria. 28 nga këta fëmijë janë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër prej 58 fëmijësh janë nga Shqipëria.
Sipas një njoftimi të Policisë, të gjithë të identifikuarit, fëmijë në situatë rruge kane qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kane vërtetuar identitetin e tyre dhe lidhjen familjare.
Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve në situatë rruge i’u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë intervistuar familjaret e tyre me qellim të identifikimit të Viktimave potenciale të Trafikimit me Njerëz dhe janë trajtuar sipas Procedurave Standarde te Veprimit për Viktimat e Trafikimit me Njerëz.
Top Channel