Kathleen Ann Kavalec do të jetë me shumë gjasa pasuesja e ambasadorit Donald Lu, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.
Ajo është nominuar sot nga presidenti amerikan, Trump, për këtë pozicion, ndërsa pret tashmë vetëm miratimin nga Senati, një hap ky thuajse formal, për të mbërritur në vendin tonë.
Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze, ndërsa ende nuk dihet nëse do të arrijë të flasë shqip me Tiranën.
Top Channel