
Nëse mendoni që bamjet janë ideale vetëm për gatime tradicionale, atëherë gaboheni.
Sot po ju dëshmojmë të kundërtën: Bamjet mund t`i përfshini edhe në receta si pica apo sanduiçe, për të bërë që fëmijët tuaj të mos i neglizhojnë.
Fillimisht lërini bamjet në ujë me kripë ose uthull për t’` hequr pushin, dhe më pas prijini në forma rrethore të vogla.
Pasi të keni bërë gati brumin e picës, filloni me shtrimin e produkteve si salcë domatesh, proshutë, domate qershi , domate të thara dhe bamjet.
I pjekim në temperaturë normale, dhe pak para se t`i heqim i shtojmë edhe pak domate qershi dhe pica është gati.
Bamjet do të jenë gjysmë të gatuara, çka përveçse i ruan vlerat ushqyese, është ideale për personat që nuk e preferojnë të gatuar shumë.
Top Channel