Miliarderi më i ri në botë që nuk e ka trashëguar pasurinë, por e ka ngritur vetë, me bizneset e tij, thotë se zgjuarsia dhe puna e pandalshme nuk janë arsyet e vetme për të pasur sukses.
Duhet të kesh edhe fat.
27 vjeçari John Collison dhe vëllai i tij, Patrick Collison, kanë themeluar “Stripe”, një program që përdoret si sistem pagesash për kompanitë të mëdha si Target, Lyft, dhe Kickstarter. Vlera e kompanisë në treg, të cilën ai tashmë e drejton nga kryeqendra e teknologjisë, San Francisko, arrin në 9.2 miliardë dollarë.
Megjithatë, ai thotë në një intervistë që suksesi nuk vjen thjesht nga talenti, inteligjenca apo zotësia e dy vëllezërve, por edhe nga fati.
“Pa punën e palodhur të stafit dhe pa idetë e tyre gjeniale për të sjellë ndryshime, do të kishte qenë e pamundur të arrinim këtu. Por ai pranon se në botë ka plot grupe të tjera po aq të zgjuara e po aq punëtore, por që nuk ia dalin dot. Prandaj, fati i mirë është një tjetër arsye që ndikon në suksesin e madh.”
John ka lindur në një fshat të Irlandës, prej ku shkoi në Boston për të vazhduar studimet e larta. Atje vendosi bashkë me të vëllain të ndërtojnë një program kompjuterik që më pas u përdor nga E-bay, e që më pas e shitën për 5 milionë dollarë.
Me paratë e shitjes ata themeluan një kompani të re, Stripe, e cila përdoret si sistem pagesash nga gjigantë si Allianz, Booking.com, Zillow, Target, Lyft, Kickstarter, etc.
Top Channel