Të pakta janë makinat që kanë frymëzuar fëmijët si legjendarja Lamborghini Miura SVR, një supersportive unike në llojin e saj.

Po flasim për një makinë që u prodhua në vetëm një njësi dhe që bëri të lindin qindra novela grafike dhe lodra në Japoni, që më pas u eksportuan në të gjithë botën.

Më shumë se 4 dekada më vonë pasi u ble nga pronari i saj i fundit Hiromitsu Ito, makina legjendare është kthyer në fabrikën e Sant’Agata Bolognese dhe është restauruar nga Lamborghini Polo Storico, departamenti i makinave klasike të markës italiane.

Paolo Gabrielli, shef i Polo Storico, tha se restaurimi i SVR-së zgjati 19 muaj: “Makina erdhi në copa në fabrikën tonë. Origjinalit i kemi shtuar vetëm sediljet sportive”.

Lamborghini Miura SVR i kthyer në pamjen e mëparshme është ekspozuar në pistën japoneze të Nakajamës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA