Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FLECKEINSTEIN: VAZHDONI ME REFORMAT

Knut Fleckeinstein ndodhet në Tiranë dhe tha se shtyrja e hapjes së negociatave erdhi si pasojë e problemeve brenda bllokut, por inkurajoi vazhdimin e reformave dhe kërkoi bashkëpunimin e opozitës

 

GJERMANIA KËRKON PUNONJËS TË SHËNDETËSISË

Gjermanisë i duhen 50 mijë punonjës në sektorin e shëndetësisë dhe ministri Jens Spahn  kërkoi përshpejtimin e procedurave të vizave për aplikantët nga Shqipëria dhe Kosova.

 

HUMB JETËN TEKSA LAHEJ NË LIQEN

Një person rreth të 60-ve ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit ndërkohë që kishte hyrë për tu larë  në fshatin Pojskë. Trupi i pajetë u gjet nga peshkatarët që e nxorën në breg.

 

NDAL PËRDORIMIT TË QESEVE PLASTIKE

Duke filluar nga dje, në mbarë vendin është e ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike një vendim i prezantuar nga vet kryeministri Rama si një sfidë që nuk ka kthim pas.

 

GATI PËR PAVDEKËSINË?

Një studim interesant mbi jetëgjatësinë tregon se njerëzit po jetojnë më gjatë. Pasi të bësh një shekull jetë, sipas studimit, rreziku i vdekjes ulet.

Top Channel