Ata kanë udhëtuar nga Italia dhe Franca për t’u njohur nga afër me pasuritë natyrorë të Shqipërisë, kryesisht të Karaburunit, Llogarasë e malit të Çikës.

Bashkë me botanistët shqiptarë, këtë të diel zgjodhën të eksplorojnë malin e Qores në gadishullin e Karaburunit dhe malin e Çikës, të identifikuara si zona potenciale dhe me interes ndërkombëtar, për t’i bërë pjesë të rrjetit Natyra 2000.

“Qëllimi është ruajtja dhe identifikimi i këtyre resurseve që ofron kjo zonë”, shprehet Nexhip Hysolakoj, agjencia rajonale e zonave të mbrojtura Vlorë.

Natyra 2000 është një projekt i Bashkimit Europian, që përfshin mbrojtjen e hapësirave tokësore dhe ujore, me specie dhe habitate më të vyera dhe të rrezikuara.

Botanistët e huaj, të mrekulluar pas pasurive natyrore që ofron vendi ynë, kanë nisur kërkimet shkencore jo vetëm të bimësisë së rrallë por edhe për speciet në zhdukje të kësaj zone.

Top Channel