Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë? Nuk ka asnjë gjurmë në banesën ku lindi poeti Gjergj Fishta, por vetëm një shënim. Debati vijon prej kohesh pasi ka zëra që kanë propozuar edhe shtëpine ku u shpërngul familja e poetit, ndërsa ne debat janë përfshire edhe françeskanët.
Më 23 tetor 1871 aty ekzistonte një banesë, në të cilën ku lindi i madhi At Gjergj Fishta, por sot nuk ekziston asgjë, as rrënojat e banesës, e cila u prish totalisht me 1967-ën, pasi kishin funksionuar për pak kohë si stalla të kooperativës.
Ka mbetur vetëm një shënim i vendosur ku shkruhet: Këtu u lind Gjergj Fishta, poeti kombëtar dhe frati i madh!
Diskutimi është i hapur duhet këtu ku lindi apo atje ku u shpërngul familja e tij. Tashmë është futur në lojë edhe një tjetër vend, Kolegji i Françeskanëve.
Ministrja Kumbaro gjatë vizitës së fundit në Lezhë tha se është një banesë që Fishta nuk ka jetuar, fjetur. Banoi apo s’banoi këtë e sqarojnë historianët.
Top Channel