Fierza në kuotat maksimale; Reshjet e qershorit shtuan prurjet

01/07/2018 12:02

Liqeni i Fierzës ndodhet pranë kuotës maksimale për shkak të reshjeve gjatë muajit qershor.

Prej katër muajsh ka qëndruar në 296 metra, me luhatje të pandjeshme plus-minus 50 centimetra ndërkohë që periudha mars-qershor ka qenë një ndër më optimalet për Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Në këtë periudhë një vit më pare Fierza arriti në pikën kritike, 274 metra mbi nivelin e detit, ku vihej ne diskutim edhe prodhimi i energjisë.

Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub ujë në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkohen në liqenin e Fierzës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA