Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
RAMA EMIGRANTËVE: KTHEHUNI E INVESTONI
Kryeministri Rama ishte në Voskopojë, e cila është futur në listën e projektit “100 fshatra”. Ai i bëri thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në shtëpitë e prindërve dhe gjyshërve.
PD: XHAFAJ TË DORËHIQET QË TË BËHET HETIMI
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-gardianit duke akuzuar ministrin Fatmir Xhafaj për manipulim të ngjarjes, duke bërë çdo gjë që të duket si vetëvrasje.
MARSHIMET KUNDËR POLITIKËS SË TRUMP “TOLERANCË ZERO”
Marshime proteste janë organizuar në Shtetet e Bashkuara kundër politikës “tolerancë zero” që Donald Trump po përdor për emigrantët ilegalë.
ARGJENTINA: “ADIOS” BOTËROR
Argjentina është e para që e lë Botërorin në fazën e 1/8, duke u mundur nga Franca me rezultatin 4 – 3. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për Javier Mascheranon.
“APOLOGJIA E VËRTETË E…MIRUSHIT”
Në moshën 70-vjeçare, po aq sa Sokrati, aktori Mirush Kabashi ka interpretuar edhe një herë rolin e tij mbase më të suksesshëm. Këtë herë në Odeonin e Gjirokastrës.
Top Channel