Rreth 4 mijë infermierë të cilët kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2002-2006 nuk u njihet diploma, e për këtë çështje Ministria e Arsimit ka deklaruar se po ndjek me përparësi.

“Së bashku me Universitetin e Mjekësisë jemi në diskutime për t’i dhënë një zgjidhje definitive kësaj çështje sensitive për rreth 4 mijë infermierë. Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje”, bën të ditur MASR në njoftim për mediat.

Mësohet se Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për rastin konkret që është në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase në favor të infermierëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA