Barmeni, Arbër Mezini për emisionin në “Në Shtëpinë Tonë” ka realizuar një smoothie dhe një koktej me shalqi.

Përbërësit për Smothie: Një shalqi mesatar, lëngë limoni, manaferra, shurup luleshtrydhe, qumësht dhe akull.

Përgatitja: Fillimisht marrim shalqirin dhe i japim një formë për tu dukur bukur, me pas e pastrojmë nga brenda mirë. Tulin e hequr e shtrydhim në mikser që të marrim lëngun e tij, i cili do të na nevojitet për smoothi.

Më pas në një mikser tjetër hedhim lëngun e shalqirit, lëngun e limonit, manaferrat e kuqe, shurupin e luleshtrydheve, pak qumësht, akull dhe i përziejmë.

Në fund, smoothien e hedhim brenda shalqirit dhe i dekorojmë. Ju bëftë mirë!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA