Paratë e Toyota -ve të kapur në Durrës janë bërë objekt I debatit të ndezur politik në Kuvend. Deputetet e opozitës lajmëruan në mëngjes që do shkonin në një nga komisionet parlamentare dhe atje Florion Mima tha se paratë e drogës po pastrohen ne sektorin e ndërtimit.
Cikël të mirëmenduar nga qeveria që po përfundon me larjen e parave të pista përmes ndërtimit, kjo është ajo që po ndodh për Partinë Demokratike me paratë e drogës, dhe sekuestrimi i mbi 3,4 milionë eurove në Portin e Durrësit, të cilat po futeshin ilegalisht në vend, ngarkuar në dy automjete Toyota fakton këtë gjë sipas saj.
“Bumi i rritjes së lejeve të ndërtimit 300 % në këtë periudhë kohë nuk është gjë tjetër veçse materializimi i një plani mafioz për të arritur e për të shpëlarë të gjitha këto para në sasi tmerrësisht të madhe. Aq të mëdha sa tronditin parametrat monetarë dhe fiskalë të vendit”, u shpreh Florion Mima në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Deputetet e opozitës mësynë në këtë komision për të debatuar mbi këtë çështje dhe thanë se qeveria është bërë pengesë për integrimin e vendit, por kryetari i komisionit Eduard Shalsi nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës, që ishte rezoluta për veprimtarinë vjetore të AKEP.
Top Channel