Që prej 23 qershorit Biblioteka Kombëtare, institucioni më i madh në vend dedikuar librit, ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Shirat e fundjavës që lamë pas, kanë dëmtuar 12 mijë njësi bibliotekare, kryesisht tekste shkollore, por edhe botime te 15 viteve te fundit. Deri ne datën 30 qershor, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur, duke mos ofruar asnjë shërbim per qytetaret.”
“Erdha si zakonisht per te shfletuar, per te studiuar, pasi jam anëtar i Bibliotekës Kombëtare që nga viti ’99. Unë sot erdha për të shfletuar gazetat dhe për të parë çfarë ka ndodhur pasi dëgjova në lajmet e mëngjesit e thashë ta shoh vetë. Nqs do ishte e hapur, do shfletoja edhe shtypin e ditës”, shprehen disa qytetarë që frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare për të lexuar.
Drejtuesja e Bibliotekës në një bisede telefonike per emisionin Wake Up ngriti zërin për një Bibliotekë të Re.
“Ka ardhur koha që Biblioteka Kombëtare të zhvendoset në një ndërtesë të re, të konceptuar në mënyrë moderne posaçërisht për një Bibliotekë Kombëtare”, u shpreh Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës
Asllani tha gjithashtu se demet ne libra nuk janë të konsiderueshme. “Nuk flasim dot per libra per të lagur, janë dëmtuar në 2-3 cm të tyre”, shprehet ajo.
Top Channel