Veliaj: Po të kishte një UEFA për teatrot, a do e certifikonte tonin për shfaqje ndërkombëtare?

25/06/2018 11:11

“Nëse do të kishte një institucion të ngjashëm e si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht”.

Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm.

“Do ë doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept I ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin. Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. T’ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, do të thotë që ekipi I Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë, Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali I fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e New York? Pra pot ë kishte UEFA për teatër do certifikoheshim ne të bënim kampionatin evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjemi?, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA