Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë? 21 kuadro që paraqesin popuj në ecje, ku nuk dallon dot qartë një figurë në veçanti, po ku miliona të tilla formojnë imazhin dhe tablonë e madhe. Për herë të parë artisti italian Xigano lë Siçilinë dhe vjen të ekspozojë në Tiranë.
“Nudo dhe Crudo, sepse kështu e vërteta, është esenca e një njeriu, e një populli, pa korniza dhe pa asnjë telajo. Kështu janë edhe këto kuadro që kam ekspozuar këtu, nuk kanë korniza, sepse përmbajtja e tyre qëndron në brendinë që ato përfaqësojnë”, deklaroi Xinago.
Kuadro që paraqesin popuj në ecje e në mes tyre edhe afirmimin e popullit shqiptar që këto vite është në lëvizje. Kështu e sheh popullin shqiptar, të cilin e ka njohur përmes mikes së tij Beli Cafit, e të tjerëve shqiptarë që ka njohur më vonë, të cilëve u dedikon këtë ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar.
“Unë Shqipërinë e kam pikturuar në veçanti në një kuadro të titulluar “Të pikturosh popujt”, në të cilën gjen ngjyrat e tokës dhe jeshilen, pasi këtu ka shumë bimësi. Ka shumë lëvizje në këtë kuadro, sepse për mua toka shqiptare është një tokë në lëvizje. E lidh atë me kafen e tokës, të gjelbrën e pemëve dhe shpirtin e njerëzve shqiptarë, që është shumëngjyrësh”, deklaroi piktori.
Top Channel