Rrufeja godet nënstacionin, pa energji një zonë e Kombinatit
23/06/2018 09:07
Rrufetë e natës kanë dëmtuar nënstacionin e Kombinatit, në kryeqytet e për pasojë një pjesë e tij ka mbetur pa energji elektrike.
Shembja e një pjesë të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin. Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.
Megjithatë, aktualisht një pjesë e zonës Kombinat në Tiranë është pa energji elektrike. Grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për normalizimin e situatës, pavarësisht kushteve të motit.
Top Channel