Muxhahedini i mbytur, MEK: Është martir, hyri në liqen të shpëtonte shokun

23/06/2018 11:55

Muxhahedini irianian që u mbyt në liqenin Rrotull në Durrës, quhet Malek Shara’i 47 vjeç dhe organizata MEK, e cila strehohet në Shqipëri thotë se Malek u martirizua për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij.

Sipas MEK, ai pa nga bregu një tjetër iranian që po mbytej dhe hyri ta shpëtonte. E nxori në breg por më pas nuk mundi të dalë vetë. Edhe pas tre ditë kërkimesh trupi i tij nuk është gjendur ende.

Sipas MEK, 47-vjeçari kishte 21 vite si anëtar i Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare në kampet Ashraf dhe Liberty. Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u vranë gjatë një sulmi.

Top Channel