Babai mban “peng” djalin, fqinjët e alarmuar njoftojnë policinë

23/06/2018 18:58

Fqinjët e shqetësuar kanë njoftuar policinë se një 43-vjeçar i divorcuar mbante të izoluar duke e kërcënuar me jetë djalin 17-vjeçar, të cilin nuk e lejonte të dilte të dilte nga shtëpia prej disa ditësh.

Mësohet se një 43-vjeçar në lagje “30 Vjetori” të Beratit mbante peng djalin e tij 17 vjeçar, nën kërcënim, duke mos e lejuar të dalë, veprime të cilat pak momente më parë i kanë denoncuar komshinjtë.

Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarinë e djalit pas divorcit vite më parë nga bashkëshortja e tij, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Pas denoncimit nga fqinjët e shqetësuar, uniformat blu dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Bëhet e ditur se fëmija ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhune psikologjike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote te rrethanave të kësaj ngjarje.

Punonjësit e policisë bashkë me shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shoqërimin e tij, i cili ndodhet akoma në banesë, dhe kërcënon me mjete prerëse dhe sende të forta shërbimet. Ai njihet si person me probleme mendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA