
Një 51-vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi ka përplasur një të moshuar në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë Haki Lezo, 51 vjeç në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan , duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin Ll.G, 76 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Shtetasi Ll.G ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Lezo u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, por u kap më pas nga shërbimet e policisë rrugore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Top Channel