ARRSH njoftoi një ditë më parë se në 12:00 të së premtes do të përfundonin punimet në Maminas-Sukth-Shkozet, e më pas rruga do të ishte e hapur normalisht për të lehtësuar edhe qarkullimin e pushuesve në fundjavë.

Por kjo nuk ndodhi, e në një njoftim që autoriteti rrugor ka publikuar thuhet se punimet mbyllen në 23:00 të së premtes, duke kërkuar ndjesë për mos hapjen në kohë të rrugës.

“Për shkaqe të pa parashikuara përmbyllja e punimeve ne aksin Maminas-Sukth-Shkozet- ka tejkaluar afatin e përcaktuar. Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurte te mjeteve. ARRSH kërkon ndjese qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do te realizohet sonte ora 23:00. Deri ne orarin e hapjes mjetet duhet të përdorin rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA