AKU nuk gjen dot helmin: “E gjeti TCH, por ne po bëjmë kërkimet tona”

22/06/2018 19:47

Top Channel denoncoi skandalin e përdorimit të pesticidit “Metomil 90” në mënyrë të jashtëligjshme në Shqipëri.

Këtë pesticid, Top Chanel e gjeti të shitej lirisht në farmacitë bujqësore të Shqipërisë, por edhe në Tiranë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë e pranuan se pesticidi ka hyrë kontrabandë dhe pas kësaj, AKU njoftoi nisjen e kontrolleve.

“Është intesifikuar kontrolli I farmacive bujqësore, puna vazhdon për monitorimin e tyre. Deri tani nuk është konstatuar asnjë produkt i këtyre që kanë dalë nëpër media. Monitorimi vazhdon nuk është gjetur deri tani asnjë lloj produketi për cilin behët fjalë”, u shpreh Suzana Rrushi Koordinatore e Sektorit të MB Tiranë.

Top Channel transmetoi pamjet se si shitësit tregojnë pesticidin e larguar, por AKU nuk ka mundur t’i kontrollojë dhe verifikojë të parët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA