Lajmet kryesore të ditës, 21/06/2018 – Ora 13:00

21/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BASHA: RAMA PO SJELL SIRIANË
Lulzim Basha deklaroi në Parlament se kryeministri Edi Rama është vetofruar për të sjellë në Shqipëri 600 mijë sirianë me shpresën që Evropa t’i harrojë drogën. Ndërkohë që Ruçi i ndërpreu fjalën dhe vijoi me votimin e projektligjeve.

KPK KONFIRMON ILIR TOSKËN
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Ilir Toskën, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

SALIVINI: BE-ja TË NA NDIHMOJË
Mateo Salvini kërcënon se do të rishikojë angazhimet financiare me Bashkimin Europian nëse vendet anëtare nuk i vijnë në ndihmë Italisë me emigrantët.

SUEDI, EUROSKEPTIKËT KËRKOJNË NJË REFERENDUM
Partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” kërkon mbajtjen e një referendumi të ngjashëm me atë të “Brexit”-it, me qëllim që njerëzit të shprehen për BE-në.

NDESHJET E BOTËRORIT
Luhen sot ndeshje të tjera të Botërorit. Danimarkë-Australi në orën 14:00, Franca përballet me Perunë në orën 17:00 dhe Argjentina luan kundër Kroacisë në orën 20:00, që pritet të jetë edhe sfida më interesante.

Top Channel