24/11 21:11
Pasi njohu kundërshtarin në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, Kukësi vijon fazën ëprgatitore në Slloveni, për të bërë një prezantim sa më dinjitoz në arenën europiane.
Paralelisht me punën në fushën e stërvitjes, po punohet edhe për përforcimin e skuadrës në merkato, ku deri tani janë afruar disa lojtarë si braziliani Melo, Vangjel Zguro, Sebino Plaku, etj.
Pasditen e sotme verilindorët kanë prezantuar edhe qendërsulmuesin nga Bosnja, Haris Harba, i cili pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrën në grumbullimin në Slloveni.
Sulmuesi është 29 vjeç dhe ka luajtur në skuadra si Olimpik Sarajevo dhe Zlate Moravce, ndërsa shikohet si pasuesi ideal i Sidrit Gurit, në majë të sulmit.
Top Channel