Parlamenti i Kanadasë i dha “dritën jeshile” ligjit që lejon përdorimin rekreativ të marijuanës, duke e bërë të dytin vend të globit, ku hashashi legalizohet plotësisht.
Pengesën përfundimtare, i ashtuquajturi “Akti i Kanabisit” e kaloi të martën në Senat me 52 vota pro e 29 kundër.
Legjislacioni i ri kontrollon dhe rregullon mënyrën sesi mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet lënda narkotike.
Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë lirisht kanabisin, duke nisur nga fillimi i shtatorit.
Uruguaji u bë vendi i parë i globit që legalizoi shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ dhjetorin e vitit 2013, ndërkohë që edhe një sërë shtetesh amerikane kanë votuar lejimin e tij.
Posedimi i marijuanës u kthye në shkelje të ndëshkueshme me ligj në Kanada në vitin 1923, por përdorimi mjekësor atje është lejuar që prej vitit 2001.
Pëlqimin mbretëror, ligji pritet ta marrë këtë javë, e pastaj qeveria kanadeze do të caktojë një datë zyrtare për hyrjen në fuqi.
“Deri tani ka qenë shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marijuanë dhe për kriminelët që të korrin fitimet”, shkroi në Tëitter kryeministri Justin Trudeau. “Por sot ne e ndryshuam një gjë të tillë”, vazhdon mesazhi i tij.
Megjithatë, zërat kundër nuk munguan, ndër të cilët më të fortë kanë qenë ato të politikanëve opozitarë konservatorë dhe grupeve indigjene.
Top Channel