Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 53-vjeçar pas denoncimit të bërë nga qyetarët për veprime të turpshme në publik.
Emri i Haqif Dishmuçës nuk është i panjohur për efektivët e Bulqizës, pasi dhe më herët ai është dënuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë.
Dishmuça në qendër të qytetit të Bulqizës, ishte zhveshur duke bërë veprime të turpshme, që u denoncuar nga banorët. Gjatë shoqërimit në komisariat ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”.
Top Channel