Tri shtete i “rebelohen” Trump-it, tërheqin ushtarët nga kufiri

19/06/2018 18:31

Ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ka shkaktuar reagime të forta në Amerikë. Katër Zonjat e Para, përfshi edhe vetë Melania Trump, kanë dalë kundër mbajtjes së fëmijëve larg prindërve, në kampe të posaçme.

Tani edhe tri shtete Amerikane po mbyllin bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë për të dërguar trupa në kufi me Meksikën.

Qeveritë e Nju Jorkut, Masaçusetsit dhe Kolorados refuzojnë të dërgojnë trupa nga garda shtetërore për të ruajtur kufirin me Meksikën, duke anuluar kështu një marrëveshje që kishin me Shtëpinë e Bardhë, nismë e presidentit Trump. Vendimi vjen si kundërshtim i politikave të ashpra të administratës kundër emigrantëve.

Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, tha se nuk do të bëheshin kurrsesi pjesë e këtij trajtimi çnjerëzor të emigrantëve. Ai njoftoi tërheqjen e menjëhershme të trupave, vendime që u pasuan nga Kolorado dhe Masaçusets.

Për më tepër rreth ndarjes së më shumë se 2300 fëmijëve nga prindërit, lexoni komentin më poshtë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA