Rrëshqitja e dheut në fshatin Romës te Mallakastrës, ka bërë që rreth 300 familje të jetojnë çdo ditë me frikë.

Vetëm 3 muaj më parë në këtë fshat malor rrëshqiti një sipërfaqe toke prej 5 hektarësh e mbjellë me ullinj. Dheu është spostuar pranë shtëpive. Rruga është dëmtuar dhe tubacionet e ujit çahen duke vështirësuar jetën për 30 familje në lagjen Muçaj.

Në prill banorët u ankuan në fiks fare, dhe që atëherë asgjë s’ka ndryshuar. Banorët jetojnë me frikë se balta e dheu do t’i zënë në gjumë.

Në Bashkisë së Ballshit, Kryetari i saj i deklaroi emisionit investigativ se bashkia ndërhyn për evakuimin e familjeve vetëm në raste emergjente. Ndërsa në raste si ky i fshatit Romës duhen fonde nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA