Që kur mori drejtimin e Koresë së Veriut, nuk kishte dalë asnjëherë jashtë kufijve të vendit të izoluar, deri në mars të këtij viti, kur vizitoi Pekinin dhe shtrëngoi duart me presidentin Xi Jinping.
E duket se vizitat në Pekin i kanë pëlqyer, kjo edhe për faktin se nga marsi e deri më tani, udhëtimin e ka përsëritur tre herë.
Sipas mediave kineze, Kim Jong-un është takuar me liderin Xi Jinping në Pekin, një javë pasi shtrëngoi duart me presidentin amerikan Donald Trump.
Televizioni shtetëror kinez nuk tha se për çfarë kishin biseduar dy liderët, sidoqoftë, në axhendë duhet të kenë qenë sanksionet dhe angazhimi i Kim për denuklearizimin e gadishullit korean.
Pekini, është aleati i vetëm ekonomik i Koresë së Veriut dhe ka sugjeruar që më herët që sanksionet kundër Koresë së Veriut, të zbuten.
Top Channel